
Përdorimi i gjuhës së urrejtes përmes komenteve në rrjetet sociale ndaj grave, faktorët e përdorimit të kësaj gjuhe, arsyet që personat e caktuar shprehin mllefin në këtë mënyrë dhe a duhet të ndëshkohet me ligj, ishin pikat të cilat u diskutuan në Sallonin e së Martës të mbajtur ditën e djeshme me panelistën Mira Gashi, psikologe dhe Drenusha Canolli, koordinatore e projekteve në Institutin D4D.
Në fillim të diskutimit Gashi u shpreh se e gjithë dhuna që shkaktohet ndodhë sepse njeriu ndonjëherë nuk mund të ballafaqohet me mendimet e ndryshme, pra një popullatë e cila kufizohet në lirinë e shprehjes ndodhin llojet e ndryshme të dhunës jo vetëm në platformat online.
Më tutje, duke i’u referuar një studimit nga Fondacioni i Kombëve të Bashkuara, Gashi ka treguar se 85% e grave janë dëshmitare të dhunës online. Kurse në Kosove nuk kemi statistika të sakta, por mund të themi që vala e dhunës kibernetike është e rritur, edhe brenda nëpër familjet tona. Me tutje ajo tha që qysh në hapat e parë fëmijët duhet të njoftohen për mekanizmat mbrojtës që duhet të përdorën në botën virtuale, aspketin e preventivës, qasjës reale dhe qasjes reaktive në një shoqëri.
Ndër të tjera në këtë diskutim u rekomandua që të promovohen manualet teknoligjike ose libra të cilët mund të përdoren në shkolla, trajnime për preventivë për vajzat dhe grate, si të mbrohen minimaisht, si të sillen, si të reagojnë ndaj këtij realiteti ti hidhur e posaqersisht gratë në jetën publike të cilat janë në shënjestër ndaj komenteve negative dhe gjuha e përdorur është gjuhë shumë e rënduar. Por, përpos dhunës ndërgjinore ekziston edhe dhuna ndaj gjinisë së njejtë e cila i kalon parametrat dhe duhet të punojmë në ç’rrënjosjen e dukurisë së ndarjes së gjinive.
Ndërsa Drenusha Canolli, ka treguar se për një muaj sa janë monitoruar mediat online dhe grupet e ndryshme nëpër rrjetet sociale janë monitoruar edhe komentet që i janë bërë grave që janë në politikë. Ajo ka përmendur se numri i më i madh i komenteve mizogjenike ndaj grave janë gjatë fushatës zgjedhore. Po ashtu numri më i madh i lajmeve që janë klikuar për një vit janë artikuj që kanë pass tituj me çrregullim të informacion me përmbajtje ku kanë qenë target gratë.
Gjatë sallonit pikë referente ishte roli që luan media në parandalimin ose nxitjen e urrejtjes. Në sallon u diskutua se duke ditur që përdorimi i gjuhës së urrejtes ju sjellë shikueshmeri, mediat e stimulojnë përdorimin dhe shpërndarjen e lajmeve të tilla duke e shfrytëzuar këtë në aspektin komercial për përfitime individuale. Por, parandalimi dhe përmirësimi i sjelljeve të tilla mund të jetë i mundur duke reduktuar përdorimin e fjalëve me përmabjtje dhune, ofenduese, denigruese, etj., si në rrjete sociale, portale, radio. Në këtë aspakt politikëbërja duhet të këtë impakt direkt në fushën e zbatueshmërisë.





