Përdorimi i gjuhës së urrejtes nga politikanët dhe çfarë ndikimi ka tek qytetarët

31.05.2023

Përdorimi i gjuhës së urrejtes nga politikanët dhe çfarë ndikimi ka tek qytetarët ishte tema e organizuar diten e djeshme e cila na bashkoi për të diskutar së bashku me Visar Ymerin, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Musine Kokalari dhe Jeta Xharra, Drejtore Ekzekutive në BIRN. Ndërsa, salloni u moderua nga Naile Dema Selmani, gazetare/anëtare e Bordit të AGK-së.

Visar Ymeri, tha se gjuha e urrejtjes në vend është përdorur edhe më herët, por sipas tij, shqetësuese është fakti që kohët e fundit kjo gjuhë është duke u rritur dhe gjithashtu nga ky fenomen më të atakuarat janë gratë. Këtë e kemi vërejtur nga qasja e publikut ndaj presidentes Jahjaga edhe deputetëve të tjera. Ai shtoi se politkanët janë të vetëdijshëm se gjuha e urrejtjes vjen në shprehje kur ka tendencë për të stërthjeshtësu një proces politik ose sulm ndaj një kundershtari politik. Nëse ne nuk e ndajmë fjalën kriminel nga një grup tjetër i caktuar, kjo është gjuhë e urrejtes. Pra, problemi me gjuhën e urrejtes është kur krijohet hierarkia shoqerore në të cilën një pjesë e caktuar e shoqërisë, përshkak të përkatësive si gjinore, etnike, racore, fetare, etj, vendosen në një pocizion inferioriteti nga politika, krahas teje, pra superioriteti moral të jep legjitimitet të jesh i dhunshëm në gjuhë, eventualisht edhe fizikisht. Pra, sipas Ymerit, zakonisht politika është ajo që nxit përdorimin e gjuhës jo të përshtatshme dhe në vendet si Kosova njerëzit ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë në publik.

Kurse, Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive në BIRN, tha se rrjetet social i kanë dhënë mundësinë të gjithëve që të shprehin “mllefin” e tyre pa asnjë pasojë për atë që thonë.  Shumë njerëz dominohen nga komentet në rrjetet sociale dhe duke marrë parasysh që po jetojmë në një kohë që ne nuk po publikojmë gazeta, reagimet ne media sociale jane më të papërmbajtura se kurrë me herët në historinë e Kosovës, si në mënyre anonime apo të hapur. Nuk kanë kujdes se çfarë po shkruhet apo si po shprehen mendimet.  Pra, politkanët nuk janë medeomos sot modeli të cilin e përcjellin qytetarët, por politkanët po vendosin të bëhen populist, sepse mendojnë që zhargoni i përdorur është pjesë e masës dhe rrjedhimisht sjellë vota për ta.  Nga ajo që Jeta sheh përçdo ditë, gjuhe seksiste dhe antiliberale përjetohen në rrjetet sociale sidomos kur publikohen dy tema të caktuara që kanë të bëjnë me identitetin fetar dhe gratë. Për këto dy tema ka reagime të dhunshme, të pa arsyeshme dhe ekstreme. Kjo inicion një konservatizëm të pa parë më herët.

 “Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.

Sallonet e ardhshme