Përdorimi i gjuhës ofenduese në media ndaj personave me nevoja të veçanta – çfarë masash duhet të ndërmerren?

19.04.2023

Përdorimi i gjuhës ofenduese në media ndaj personave me nevoja të veçanta dhe çfarë masash duhet të ndërmerren ishte tema me të cilën u bashkuam të diskutojmë në sallonin e së martës të mbajtur ditën e djeshme në Qendrën për praktikë narrative, Prishtinë. Të ftuar për të disktuar nga përspektiva profesionale ishin: Afrim Maliqi, drejtor ekzekutiv në HANDIKOS dhe Naim Telaku, psikolog/profesor AAB. Ndërsa, salloni u mederua nga Ramadan Berisha, People in Need.

Në fillim të diskutimit, Telaku u shpreh se kur kishte kuptuar për temën ju është dukur mjaft përspektivë e gjerë, sepse qasja kufizuese dhe diskriminuese në media reflektohet nga vetë shoqëria. Si pikë hyrëse konsideron mungesën e përfaqesimit të mirëfilltë mediatik ndaj këtij grupi. Ndërkaq, nëse flasim për prezantimet artistike si në formë të filmave ose satirës, sjelljet e personave më aftësi të kufizuar hiperbolizohen. Kjo patjetër që i ka pasojat e veta dhe reflekton negativisht mbi mirëqenjën e personave me aftësi të kufizuar. Sipas Telakut, nese kemi mungesë të madhe të informacionit ndaj shëndetit mendor në media, si do të inkurjohet gjithëperfshirja me gjithë specifikat që ka. Në media ka tendencë për etiketim dhe stigamtizim duke mos përdorur terminologjinë e unifkuar, sepse ende ka dilema dhe nuk është definuar termi adekuat. Kjo shtyn që në mediat e Kosovës të përdoret një gjuhë ofenduese dhe jo shumë e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar.  Telaku duke ju referuar teorisë së etiketimit social, shpejgon se kur një person me aftësi të kufizuar shikon se të tjerët po e shohin si person i veçantë, në këtë mënyrë ngjallë ndjenjën e inferioritetit dhe rrjedhimisht ata mbyllën në vete.

Kurse, Maliqi mendon që diskutimi do të ishte mirë të orientohet në përdorimin e drejtë të terminologjisë, sepse sipas tij mediat nuk përdorin gjuhë ofenduese, por nuk u drejtohen në mënyrën e duhur personave me aftësi të kufizuar.  Për këtë, përpjekjet e tyre si HANDIKOS kanë qenë në publikimin e broshurave  ku  me anë të tyre kanë bërë thirrje që mos të përdoret asnjë terminologji tjetër përveç asaj si persona me aftësi të kufizuar, sepse termin dhe mënyrën e qasjes e zgjedhin vetë personat.  Na rastis të ndëgjojmë kur shpesh përdoret fjala kategori duke menduar të ju referohen personave me aftësi të kufizuara, kjo nuk është e drejtë. Sipas statistikave, 15% e popullatës janë persona me një aftësi të kufizuar. P.sh kur flasim për sindromën Down nuk është e sakte të themi personat e prekur, por vetëm person me downsindrom.

Maliqi, gjithashtu e she shqetësuese që mediat dhe gazetarët nuk kanë njohuri bazike rreth personave me aftësi të kufizuar. Pra, siç ka gazetarë që mbulojnë fushën e ekonomisë, do të ishte e duhur që të ketë gazeatrë që janë të përgaditur për të mbuluar dhe raportuar në mënyrën e duhur. Duke u  nisur nga kjo, Maliqi tregon se kanë nënshkruar marrveshje bashkëpunimi me KPM-në dhe kanë rekomanduar për përdorimin të termave dhe qasjës së duhur ndaj personave me aftësi të kufizuara në media.

Në fund të diskutimit panelistët pajtohen që formë për vetëdijësimin e popullit mbi përdorimin e duhur të terminologjisë nuk janë kampanjat.  Duhet të gjendën mënyra të tjera të duhura që populli të fillojë të përdorë një term të unifikuar mbi personat me aftësi të kufizuar.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

Sallonet e ardhshme