Përcaktimi i pagës minimake në Kosovë – nevojat për reformim

23.05.2022

Më 17 maj është mbajtur Salloni i së Martës me temën: Përcaktimi i pagës minimake në Kosovë – nevojat për reformim.

Për të diskutuar rreth temës së pagës minimale dhe inflacionit që është në rritje, në këtë sallon kanë qenë të ftuar, Drinas Zeqiraj zëvendës-udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizim të Legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Financave, Nexhat Llumnica, përfaqësues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Edison Jakurtim hulumtues.

Drinas Zeqiraj, nga Ministria e Financave ka treguar se paga minimale më Kosovë që nga viti 2011 nuk ka ndryshuar asnjëherë ku një numër i madh i punëtorëve prekin nga niveli i pagës minimale andaj edhe paga minimale synimin kryesor e ka të sigurojë një mirëqenie sociale. Tutje ai ka treguar se që konsultimi është i domosdoshëm për përcaktimin pagës minimale. Ligji i Punës përcakton nivelin e produktivitetit, nivelin e papunësueshmërisë. Propozimet kanë variuar nga 218 euro deri në 350 euro. Ideja është që për 39 mijë punëtorë të arrihet një pagë e dinjitetshme.

Kurse, hulumtuesi Edision Jakurti përmendi kriteret e pagës minmale. Sipas tij paga minimale hyjnë në një diskutim të pafund, që është gabim. Fillimisht duhet të flasim për kriteret e pagës minimale. Kriteret janë shumë të rëndësishme, por edhe indikatorët e këtyre kritereve. Andaj sipas tij është Lajm i mirë është që po rritet paga minimale, mandej vlera është një çështje aritmetike. Gjithashtu ai ka treguar se mënyra të ndryshme të përcaktimit të pagës minimale në botë. Raporti i pagës minimale me pagat e tjera ekonomikisht është e qëndrueshme dhe e mençur. Lidhja më e mirë e pagës kish me qenë me ‘medianën’ Mediana është vlera nën të cilën qëndrojnë 50 për qind e punëtorëve.

Ndërsa, Nexhat Llumnica nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se paga minimale duhet të jetë më e dinjitetshme. Sipas tij tani për tani është një nismë e mirë, por nuk mjafton paga minimale prej 250 eurosh. Nuk i bie ngritje e pagës minimale, pasi që shporta e konsumatorit e dimë se sa është ngritur. Në Kosovë janë çmimet më të larta në rajon dhe për këtë arsye kemi thënë që paga minimale të jetë më e dinjitetshme. Llumnica ka teguar se propozimi prej 370 euro, nuk do të thotë që është definitiv derisa ka shtuar se paga minimale do të ngrihet edhe vetë, për arsye se sektori privat dhe publik mund të mbetet pa punëtorë.

Sallonet e ardhshme