
Sot me datën 20 mars, 2018, u mbajt salloni në Drenas me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?”
Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Anita Abdullahu-Dvorani, Drejtoreshë për bujqësi dhe zhvillim ekonomik, Komuna Drenasit, Valdon Bytyçi, ekspert i qeverisjes lokale, Jeton Bujupi, këshilltar për punësim Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale dhe Afije Veseli, zyrtare për riintegrim dhe riatdhesim, Komuna Drenas.
Panelistët së bashku me të pranishmit diskutuan mbi problemet me të cilat ballafaqohen personat e rikthyer por edhe mundësit të cilat i kanë këta persona për t’u integruar në komunën e tyre. Fokusi kryesor i diskutimit ishte mbi rregulloren për riintegrim dhe riatdhesim, si dhe grantet që ndahen për mbështetjen e ideve të biznesit. Mungesa e komunikimit efektiv ndërmjet palëve të ndryshme shkakton probleme në procesin e riintegrimit, prandaj u rekomandua që të shtohet komunikimi ndërmjet akterëve të kësaj fushe.
Ky aktivitet mbështetet nga GIZ/DIMAK