A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?

06.03.2018 D4D

Të martën më 6 Mars, 2018, u mbajt Salloni në Vushtrri me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?”

Panelistët në sallon ishin Naser Hyseni, zyrtar në Zyrën për Punësim, Violeta Cakaj, nga kryqi i kuq në Kosovë, dhe Xhavit Mehmeti, drejtor ekzekutiv i Organizatës FEDOM. Panelistët shfaqen brengat që mungesa e decentralizimit mund të sjell probleme në riintegrim efektiv. Po ashtu gjatë diskutimit u paraqiten problemet kryesore të cilat ndikojnë në riintegrim si: mungesa e informatave dhe qasja në ato informata, dhe ndryshimet që ndodhin në kritere dhe mënyra të aplikimit për skemat e ndryshme. Rekomandimet ishin që të ketë një bashkëpunim më të avansuar ndërmjet akterëve të kësaj fushe, zhvillime të kampanjave për të siguruar që ndarjen e informatatave të sakta, dhe decentralizim më të madh.

Ky aktivitet u mbështet nga GIZ/DIMAK.

Sallonet e ardhshme