Një vit nga zgjedhjet lokale: Premtimet kundrejt përmbushjeve?

23.10.2018

“Një vit nga zgjedhjet lokale: Premtimet kundrejt përmbushjeve?” ishte kjo tema mbi të cilën u diskutua në Sallonin e së martës në Prishtinë me datën 23 Tetor. Entuziazmi i kryetarëve të rinj vs kryetarëve që kanë mandatin e dytë të qeverisjes u tha se vërehet dukshëm në rezultate më të larta. Ndërsa sa i përket premtimeve të kandidatëve për kryetar në periudhën zgjedhore para plot një viti, panelistët potencuan se ishin të tepruara, pa e analizuar mirë se çfarë në fakt do të ndodhte në momentin e zgjedhjes së tyre.

Pjesë e panelit në këtë sallon, ishin Rozafa Ukimeraj-Çuni, Sekretare e përgjithshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal; Besnik Muçaj, Drejtor ekzekutiv, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Bekim Salihu, Hulumtues i lartë, Instituti GAP.

Ky sallon u moderua nga Jetmir Bakija, Menaxher i Programit, Demokraci Plus, dhe editoriali do të shkruhet nga Ngadhnjim Halilaj, Menaxher i projektit, Instituti Demokraci për Zhvillim.

Sallonet e ardhshme