Prishtina: Një qytet i gjelbër dhe miqësor ndaj njerëzve – mundësit dhe mekanizmat?

05.07.2023

Prishtina: Një qytet i gjelbër dhe miqësor ndaj njerëzve – mundësit dhe mekanizmat?, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës, i cili është mbajtur gjatë ditës së djeshme. Për të diskutar rreth kësaj teme të ftuar ishin Arbër Sadiki, Drejtor i Urbanizmit nga Komuna e Prishtinës dhe Lorik Muçaj, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Green Art Center në Prishtinë. Ndërsa, salloni u moderua nga Valon Raka, Drejtor Ekzekutiv në organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi.

Arbër Sadiki, është shprehur se situata në terma ambiental në qytetin e Prishtinës nuk është e mirë. Ai mendon se hapsira dhe urbanizmi kanë më shumë nevoj për debat publik, sepse kjo e bën të mundshme që të ketë rezultate më të mira dhe që janë të pamundura të realizohen vetëm nga pala që pretendohet që i ka kompetencat. Ai tregon se që nga dita e parë e punës kanë filluar me bankën botërore një analizë githpërfshirëse të kryeqytetit në dy drejtime të cilat lidhen me ambientin siç janë: transporti dhe shiritat e gjelbërimit apo kualiteti ekologjik në një qytet. Këto janë të lidhura mes veti, nëse ne nuk arrijmë të minimizojmë shfrytëzimin e panevojshëm të automobilave, pra është e vështirë të kemi kualitet të mirë edhe po të kemi Prishtinën me qindra mijëra drunjë të rinjë. Në bazë të punës që kemi bërë jemi në fazën e nxjerrjes së konkluzioneve se çka është gjendja momentale.

Ndërkaq, Lorik Muçaj, tha se në radhë të parë do të duhej ne si qytetar të kemi një mirëqenie dhe një stabilitet dhe të gjeje pak kohë secili prej vetes si individ, biznese apo organizata për të kontribuar në ndryshime. Sa i përket hapsirave të gjelbërta, nuk mund të presim se në këtë zhvillim enorm të Prishtinës komuna ose ministria  me kriju hapsira të reja për parqe. Secili nga ne mund të pasuroj Prishtinën me gjelbrim. Sipas tij institucionet luajnë rolin kyç meqenëse ato i aprovojnë projektet dhe lejet. Ai mendon se sikur në Prishtinë të kishte më shumë shporta edhe nëse nuk egziston mekanizmi i gjobës i cili përfundimisht do ta zgjidhte problemin e menaxhimit të mbeturinave, Prishtina do ishte më e paster. Kështu duhet të bëhet më shumë në menaxhimin e mbeturinave dhe duhet te stimulohet riciklimi. Të gjithë njëzëri duhet të angazhohemi për të bërë ndryshimin.

Sallonet e ardhshme