Ngritjen e kapaciteteve tek të rinjtë e Suharekës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

10.02.2023

Mungesa e pjesëmarrjes së të rinjëve të Komunës së Suhaerkës në procese të avokimit, gjithashtu edhe mungesa e informimit rreth aktiviteteve që i organizon komuna, mungesa e hapësirave rekreative dhe aktiviteteve nëpër shkolla dhe gjimnaze ishin disa nga temat që u diskutuan në Sallonin në Komunën e Suharekës që është mbajtur me 8 shkurt.

Për të diskutuar rreth këtyre temave të ftuar kanë qenë: Lorika Gashi, Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, Sami Rrakaqi, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Suharekë dhe Kushtrim Kuqi, asambleistë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Suharekës.

Lorika Gashi, Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se këtë vit komuna ka arritur ta rrisë buxhetin për kulturë në komunën e tyre nga 100 mijë sa ka qenë të rritet në 300 mijë. Ku ka theksuar se përmes këtij buxheti shumë shpejt do të haper thirrja që do të jepen subvencione për ide kreative, thirrje kjo për të cilën mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e Suharekës. Gashi ndërtjera ka theksuar se janë në proces të funksionalizimit të Shtëpisë së Kulturës ku të gjithë të rinjtë të kenë një hapësirë për të qëndruar. Mirëpo ajo ka cekur se të rinjtë nuk janë edhe shumë aktivë dhe avokues rreth aktiviteteve dhe ideve që ata dëshirojnë t’i dërgojnë përpara.

Ndërsa Sami Rrakaqi, nga Qendra për Punë Sociale ka treguar se të rinjtë e Suharekës shumë pak janë të informuar se cka ofron kjo zyre. Rrakaqi ka treguar se ata si qendër kanë katër shërbime me të cilat merren dhe ju ofrohen ndihmë vazhdimisht të rinjve që nga foshnjorja e deri në moshë të pjekurisë.

Kurse, Kushtrim Kuqi asambleistë në këtë komunë ka shprehur shqetësimin se të rinjtë nuk kanë forma sesi duhet avokuar, nuk kanë ndonjë aktivitet të cilët ata mbledhen dhe e zhvillojnë dhe avokojnë. Ndërtjera Kuqi ka cekur se duhet të bëhen politika për mbështetjen e të rinjve.

Ky sallon është organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D), e që është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Sallonet e ardhshme