Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Istogut – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

31.03.2023

Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Istogut dhe sa janë aktiv në proceset e avokimit ishte tema e rradhës në Sallonin e organizaur nëpër Komuna i mbajtur me datë 29 mars. Të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishin: Elianë Blakaj, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Balaj Demaj, Asambleiste e LDK-së në Kuvendin Komunal dhe Elbasani Geci, Kyretar i organizatës “Creative Youth Group”, kurse moderimin e këtij salloni e udhëheqi Ermir Çitaku, Koordinator në Qendrën Rinore në Istog.

Elianë Blakaj, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se si departament janë në faze të përpilimit të planit për sigurimin e hapsirave të tjera përpos atyre ekzistuese ku te rinjtë do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë për nevojat dhe aktivitetet e tyre. Gjithashtu, do të bëhet edhe rinovimi i qendrës rinore aktuale ku për momentin janë duke pritur rekomandime nga Qendra Rinore dhe të rinjtë se si duhet të zhvillohet kjo, pra cilat jane kërkesat e tyre themelore. Përpos Qendrës Rinore do të bëhet edhe rinovimi i sallës së leximit ku mund t’a shfrytëzojnë të gjithë studentët që studiojne në qytetet tjera, si Prishtina. Blakaj përmendi gjithashtu edhe Kodin buxhetor i cili do të përmbajë buxhet të veçantë vetëm për të rinjtë.

Kurse, sipas Valbona Balaj Demaj, Asambleiste e LDK-së në Kuvendin Komunal, të rinjtë deri tash nuk kanë qenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, andaj edhe kërkesat ishin të natyrave tjera të infrastrukturës si psh: asfaltimi, kanalizimi, etj. Vetëdijësimi i të rinjëve ka filluar diku para tre viteve ku mund të themi që ka qenë koha e aktivizimit të tyre dhe fillimi i adresimit të kërkesave. Valbona inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në dëgjimet publike buxhetore dhe t’i parashtrojnë kërkesat specifike që mund t’i kenë.

Ndëresa, Elbasani Geci, Kyretar i organizates “Creative Youth Group” potencoi që deri vonë kanë munguar aktivitetet që kanë pasur në fokus të rinjtë. Duke e pare këtë, ata si organizatë për dy muaj me fondet që kanë marrë edhe nga organizatat tjera kanë organizuar 17 aktivitete me të rinjë. Në këto aktivitete janë paraparë trajnime dhe vizita rekreative ku në këtë mënyrë së fundmi kanë mbajtur trajnimin që kishte të bëjë me qështjet e avokimit. Të rinjtë e Istogut nuk kane ndasi politike dhe nuk diskutohet asnjëherë aspekti partiak, andaj qëllimi i Qendrës Rinore është që të krijoj një lider i cili përfaqëson të gjithë të rinjtë dhe i shtynë t’i ndjekin qëllimet e tyre. Për pjesëmarresit, Geci tregoi që Qendra Rinore funksionon me antarësime ku qellim i tyre ka qenë që në vitin e pare t’i arrijnë rreth 500 anëtarë, mirepo deri tani qendra numëron mbi 200 anëtarë edhe pse numri i pjesëmarrësve në aktivitetet e organizuara ka qenë më i madh.
Në fund, Geci inkurajon të rinjtë të shprehin interes dhe t’i përcjellin aktivtetet ku mund të marrin pjesë.

Ky sallon u organizua me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sallonet e ardhshme