Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e punësimit në komunitetet ashkali, romë dhe egjipitian

21.04.2022

Më 19 prill është mbajtur Salloni i së Martës me temën: Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e punësimit në komunitetet ashkali, romë dhe egjipitas.

Për të diskutuar rreth kësaj teme është ftuar, Fatlum Sadiku, këshilltar i zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi dhe Senad Ibishi nga Voice of Roma, Ashkali and Egyptians. Moderimin e këtij salloni e ka bërë Fitimtare Hasangjekaj gazetare, ndërsa editorialin do ta shkruaj Gresë Sermaxhaj.

foli për vështirësitë e këtij komuniteti në punësim. Ai tregoi se vetëm 111 pjesëtarë të këtyre komuniteteve janë të punësuar si shërbyes civilë. Gjithashtu ai ka treguar edhe për një nismë ku po tentohet të ndryshojnë situatën, edhe në nivel institucional. Pavarësisht që jetojmë në vitin 2022, ky komunitet akoma ballafaqohet me sfida të ndryshme në papunësi. Ibishi ka treguar se Nga 80 mijë shërbyes civilë, vetëm 111 pjesëtarëve të komuniteteve punojnë.

Ndër tjera në këtë sallon u theksua se ka mungesë të shkollave profesionale dhe interesimi është shumë i vogël për të vazhduar studimet andaj është kërkuar nga niveli institucional që të krijohen politika më të favorshme.

Ndërsa, Fatlum Sadiku, këshilltar në zyrën e zëvendëskryeministres Emilia Redzepi, tha se kanë ndarë mbi 18 milionë euro për fushat të caktuara që dedikohen për këto komunitete. Fushat ku janë ndarë këto mjete janë: arsimi, shëndetësia e parandalimi i gjuhës së urrejtjes.

Si zyre e zëvendëskryeministres natyrisht që pozicioni politik është më i lartë. Mirëpo kur shikohen posedimet buxhetore që i kemi na prapë duhet me përqendrua te kërkesa e programe tek zyrat e ministrive përkatëse. Më resorin tonë çka mbetet është takimi i komuniteteve në komuna, në konferenca, ftesa apo pranimi i komuniteteve në zyrën tonë dhe insistimi praktik te kryeministri për hallet e tyre është shprehur Sadiu.

Ndërtjera ai ka treguar se Buxheti është 18 milionë e 843 mijë euro ku janë të ndara në shifra buxhetore. Tutje ai tha se në 20 vitet e kaluar kemi pas keqpërdorime enorme. Është situatë e trashëguar prej ma herët dhe vizoni e planet afatshkurtër janë veç se në fokusin tonë.

Sallonet e ardhshme