Nevojat për shërbimet digjitale në Komunën e Podujevës: Cilat janë ato?

15.02.2022

Të hënë me datë 14 shkurt, u mbajt “Salloni në Komuna” me temën: Nevojat për shërbimet digjitale në Komunën e Podujevës: Cilat janë ato?

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin:  Bahri Selimi, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës, Arjant Topanica, Asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Rexhep Zeka, Drejtor Ekzekutiv në Organizatën Sundim i Demokracisë në Kosovë (SDK). Ndërsa është moderuar nga Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Demokracia Fillon Këtu (DFK), me ç’rast është shkruar edhe editoriali.

Në Komunën e Podujevës janë marr disa hapa sa i përket aspektit të digjitalizimit mundësi kjo që udhëheqësit e këtij komune e kanë parë si një mundësi që i afron më shumë me qytetarin.

Bahri Selimi, Drejtor i Shërbimeve Publike ka treguar se ka pasur disa iniciativa të vogla ku është krijuar një platformë e cila ka kryer shumë shërbime brenda një viti, derisa duke e parë kërkesën e madhe të qytetarëve për lehtësim të shërbimeve është duke u punuar në një projekt tjetër që quhet, “One stup-shop”. Në këtë komunë sipas drejtorit numri i e-kioskes duhet të rritet edhe në disa zona më në thellësi sepse në shumë vende mungon edhe informacioni.

Ndërsa, Arjant Topanica, asamblist i kësaj komune ka theksuar se E-kioska është një nga projektet më të mira që është bërë, për shkak se qytetarëve ja lehtëson sa më shumë shërbimet, po ashtu edhe në aspektin e bizneseve iu kish lehtësuar ma shumë nëse dokumentacionet të aplikimit të bëhen online dhe do tw ishte një sistem që i filtron aplikimet dhe do ta lehtësonte më shumë punën pra duhet të marrim shembuj nga praktika nga qytete tjera siç është Estonia që njihet si shtet digjital.

Ndërtjera, është cekur se duhet të jetë një filter online për aplikime të ndryshme që mos të krijohet tollovi dhe në aspektin online nuk të ishte problem që subvencionet të kryhen më shpejt dhe mos të ketë pritje në radhë. Po ashtu edhe bursat për student do të mund të bëheshin në mënyrë online.

Kurse për Rexhep Zekën nga shoqëria civile ka përmendur se Pandemia ka bërë që të reflektohet më shumë rreth procesit të digjitalizimit. Komuna e Podujevës ka pas shumë ngecje, sa që as seancat e kuvendit komunal nuk ka qasje me i pa online për me pa qysh po të përfaqëson  një asamblist.

Ai ka propozuar se është e mirë që të pasurohet webfaqja e komunës dhe me fut platforma për me ju lehtësu qytetarëve shërbimet. Duke e ditë që territori i Podujvës shumë i madh nevoja për digjitalizim do të jetë e madhe për shkak se kjo do ta rriste transparencën.

Po ashtu edhe dëgjimet publike të bëhen online përmes një platforme ku memorizohet dhe kjo do ti ndihmonte edhe komunës për formimin e buxhetit. Është shumë me interes që të infirmohen shërbimet për këto shërbime digjitale. Mungesa e këshillave të fshatrave është shumë e nevojshme me qenë se do të bëhej një ndërlidhje në mes komunës dhe këtyre këshillave të fshatrave sepse kjo do të ja lehtësonte punën më shumë edhe komunës.

Ky sallon është organizuar në mbështetje të Increasing Civic Engagment in the Digital Agenda (ICEDA).

Sallonet e ardhshme