Ndikimi i riorganizimit institucional në çështjet e punësimit

18.05.2021

Kosova po vazhdon të përballet me një nivel të lartë të papunësisë dhe mungesë të aktivitetit ekonomik të cilat janë rënduar tutje si pasojë e ndikimit të pandemisë COVID-19. Megjithatë Kosova vazhdon të ketë një qasje mosefikase institucionale në relacion me punësimin përfshirë këtu mungesën e prioritizimit të çështjes, mungesën e koordnimit ndërsektorial si dhe riorganizimin e ministrive e insitucionave tjera me mandat në çështjet e punësimit.

Në këtë sallon u trajtua organizimi insitucional lidhur me çështjet e punësimit. Me theks të veçantë u disktutan planet dhe masat konkrete të Qeverisë në rritjen e punësimit, avancimi i të drejtave të punëtorëve, dhe identifikimi i. faktorët të cilët ndikojnë në punësim,

U theksua se prioritet i Qeverisë aktuale është punësimi i të rinjve, grave dhe punësimi afatgjatë. Në këtë aspekt roli organizativ, funksional dhe bashkëpunues i institucioneve, sektorit privat, sindikatave, bizneseve dhe shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm.

Aspketi ligjor i funksionimit të Inspektoriatit të Punës, të drejtat e punëtorëve, siguria në punë u shqyrtuan më theks të veçantë. U përmend edhe rëndësia e stimulimit të punësimit si dhe marrja e masave të duhura në shqyrtimin e politikave të eduktimit në këtë aspkekt.

Pjesë e panelit ishin: Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës dhe znj. Brikena Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.

Salloni u moderua nga Liridona Sijarina, Hulumtuese në Qendrën për Studime Gjinore nga e cila do të shkruhet edhe editoriali.

Sallonet e ardhshme