Ndikimi i panemisë tek të rinjtë e Podujevës: Sfidat dhe kërkesat për tregun e punës

19.04.2022

Më 13 prill është mbajtur Salloni me të rijnë në Komunën e Podujevës me temën: “Ndikimi i pandemisë tek të rinjtë e Podujevës: Sfidat për qasje në tregun e punës”.

Pjesë e panelit kanë qenë: Marigona Lahu, Nënkryetare e Komunës së Podujevës, Donjeta Sheqiri asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin e Komunës së Podujevës dhe Florida Kadriu, aktiviste e shoqërisë civile në Podujevë.

Gjatë këtij diskutimi u theksua se të rinjve të Podujevës është duke ju munguar iniciativa për tu angazhuar në aktivitet ë ndryshme, përveç kësaj u theksua se institucionet përgjegjëse nuk janë duke bërë mjaftueshëm për avansimin e të rinjve.

Marigona Lahu, nënkryetare e komunës ka treguar se në qendrën për punë sociale janë duke u lajmëruar ata që kanë nevojë për punë, aty janë disa profesione që rë rinjtë i kërkojnë mirëpo ajo ka theksuar se pasi që pandemia shumë shpejt do të përfundojë do të investohen në laborarore dhe zhvillim të teknologjisë po ashtu planifikohet edhe mbajtja e garave në mes nxënësve të shkollave. Lahu ka dhënë detaje lidhur me laboratorin ku ka treguar se në inkubatori i biznesit është menduar për të rinjtë ku do të krijohet mundësi që të rinjtë të zhvillojnë idetë e tyre, do të zhvillohen trajnime. Ajo gjithashtu ka theksuar se punët më të kërkuara në Podujevë janë rreth punësimeve në administrat e që tregu i punës në Podujevë nuk e kërkon një gjë të tillë.

Ndërsa, Donjeta Sheqiri nga LDK është shprehur se nuk është që ka ndonjë politikë zhvillimore që është bërë për të rinjtë në vitet e fundit.  Jo shumë të rinjë pas studimeve kanë gjetë vetën pas përfundimit të studimeve dhe insistimi më i madh ka qenë që t’ju njihet puna praktike si stazh pune, tek ne sfiduese është punësimi sepse kemi më shumë kompani private që më së shumti fokusohen të punësojnë vetem meshkuj, e më e keqja është se të rinjtë më shumë janë të fokusur për të gjetur më së shumti një punë të shtetit

Kurse, Florida Kadriu si aktiviste ka theksuar se secila qeverisje është munduar me bo më të mirën për vendin e vetë, të rinjtë tonë kanë interes për me u merr me aktivitete me ç’rastë është përfshirë edhe Këshilli Rinor është. Gjithashtu ajo ka theksuar se pandemia i ka bërë edhe ma përtac nxënësit dhe ka pas një ndikim negativ pasi që interesimi i tyre ka rënë shumë.

Sallonet e ardhshme