Ndikimi i inflacionit dhe pasiguria ekonomike në sektorin e bujqësisë – Cilat janë masat për përballim?

22.02.2023

Rritja e çmimeve, mbështetja e fermerëve, ndryshimi i skemave të dhënjes së granteve, ndryshimi i politikave, mbështjetja e imputeve bujqësore, eksportimi dhe importimi i produkteve bazë, ndryshimi i skemave për fuqinë punëtore, dëmet natyrore në sektorin e bujqësisë, janë vetëm disa nga pikat që u diskutuan në Sallonin e së Martës që është mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Për të diskutuar rreth këtyre temave, të ftuar kanë qenë: Iliriana Miftari, profesoreshë në Fakultetin e Bujqësisë, Skender Berisha, Zyrtar për Koordinim në Departamentin e Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore dhe Egzon Bajrami, agroekonomist dhe autor i Studimit Luhatja e Çmimeve të produkteve Bujqësore dhe Shprotës Bazike në Dekaden e Fundit. Ndërsa është moderuar nga Agnesa Qorri, gazetare.

Iliriana Miftari është shprehur se ndonëse Ministria e Bujqësisë mundohet që t’i adresoj problemet dhe kërkesat e fermerëve. Këto kërkesa janë të shumta, mirëpo mjetet janë të vogla. Derisa ajo ka theksuar se nëse i shohim vendet e Bashkimit Evropian, veprimin e parë që e kanë marrë janë masat e kufizimit të eksportit.

Ndër të tjera, Miftari ka theksuar se bujqësia ka qenë dhe mbetet sektor strategjik i vendit, mirëpo kontributi strategjik duhet të jetë më i madh. Ajo ka thënë se nuk rekomandohet mbështetje për impute bujqësore, përderisa ne ballafaqohemi me pengesa të shumta dhe kjo nuk duhet të jetë një politikë adekuate.

Çka është cekuar nga Miftari janë edhe bimët aromatike mjekësore në Kosovë të cilat janë shumë premtuese. Mirëpo problemi është se buxheti ose mbështetja që i është dhënë këtij nënsektori është shumë i vogël, andaj edhe interesimi për tu marrë me këtë nënsektor është shumë i vogël.

Një theks të veçantë i është dhënë edhe skemave të ndryshme për fuqinë punëtore, ku është rekomanduar se duhet të bëhet krijimi i qendrave për fuqi punëtore më të madhe. Për ta bërë këtë do të duhet të bëhej edhe një ri-dizajnim, pasi që fermeri në Kosovë është në plakje e sipër sepse bujqësia për të rinjtë nuk është atraktive, prandaj edhe duhet të mendohet se disa skema, siç është, dixhitalizimi në bujqësi është njëra nga mënyrat për të ardhmen që t’i inkuadrojmë të rinjtë në sektorin e bujqësisë.

Ndërsa, Skender Berisha ka thënë se Ministria e Bujqësisë kësaj here ka pas një buxhet shumë më të madh se herave tjera. Mirëpo çka është vlerësuar se këtë vit dëmet natyrore kanë qenë shumë më të vogla se viteve të kaluara. Berisha ka përmendur se pemëtaria edhe të gjitha sektorët e bujqësisë kanë potencial për zhvillim në Kosovë, mirëpo që ndodh degradimi i tokave nuk është faji vetëm te ministria e bujqësisë, por edhe te komuna, për shkak se komuna jep leje dhe ndodh një mos komunikim në mes të këtyre dyjave. Po ashtu, Berisha ka përmendur se bujqësia merr shumë fuqi punëtore gjatë vjeljeve dhe sipas ekspertëve është rekomanduar që të bëhen parcella më të vogla, dhe nuk duhet bërë kësi lloj politika pa u menduar mirë.

Egzon Bajrami, ka treguar se Pandemia dhe Lufta në Ukrainë kanë ndikur në rritjen e çmimeve, dhe paniku i krijuar gjatë kohës së pandemisë ka qenë njëra ndër arsyet e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore. Ai gjithashtu ka shtuar se edhe prodhimi i pamjaftushëm është një tjetër faktor që ndikon në rritjen e çmimeve, i cila shkakton edhe import.

Ndër të tjera, Bajrami ka shtuar se subvencionimi për input duhet të merret parasysh për të gjithë sektoret e bujqësisë, ku gjatë diskutimit është cekur gjithashtu se ministria duhet t’i harmonizojë politikat bujqësore me politika të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, gjatë këtij salloni është theksuar se për t’i stimilu njerëzit për të punuar tokën bujqësore duhet të bëhet një politikë gjithëpërfshirëse, dhe problemi më i madh që Kosova ka në bujqësi është vizioni për sektorin u bujqësisë dhe hapi i parë që duhet ndërmarrë është takimi me disa akterë dhe ekspertë ku duhet diskutuar se qysh e shohim bujqësinë në Kosovë brenda 10 vjetëve.

Ky sallon është organizuar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES)

Sallonet e ardhshme