Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+: Cilat janë mënyrat?

27.06.2023

Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+: Cilat janë mënyrat?, ishte tema që është diskutua në Sallonin e së Martës. Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin Naim Qelaj, Avokat i Popullit, Erza Kurti, Menaxhere e Programeve në CEL dhe Blendë Pira, Koordinatore e Programeve në YIHR. Derisa moderimi i këstij salloni është realizuar nga Gresë Sermanxhaj, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Naim Qelaj, është shprehur se çdo individ lind me të drejtën në identitet dhe me të drejta dhe se askujt nuk duhet që t’i pengojë përdorimi i të drejtave universale të njeriut. Secili individ lind me te drejtën në identitet; pra është parim universal. Dhe pse duhet me i pengu dikujt gëzimi i të drejtave të mia, nëse është e drejtë e imja, nëse është parim universal i pranuar nga të gjitha kombet e botës?! Mendoj që njëra nga faktorët që ndikon është ndikim i normave shoqërore, morale, zakonore, ka të bëjë me mungesë të dijes se çfarë janë të drejtat e njeriut. Në anën tjetër besoj që kjo bën që pastaj të ketë edhe paragjykime si shkak i mosnjohjes dhe mosinformimit.

Ndërtjera ai përmendi edhe moskalimin e Kodit Civil në Kuvend, duke potencuar se u problematizua, kryesisht nga deputetët e mazhorancës. Po ashtu ai theksoj se gjuha që u përdor në Kuvend gjatë votimit të Kodit Civil ka qenë e papranueshme. Kjo gjuhë e përdorur është e gabuar, kjo mund të quhet edhe si thirrje për të tjerët që të mos e pranojnë një gjë të tillë. Kjo bën që personat e komunitetit LGBTIQ+ të ndihen edhe te frikësuar dhe kanë frikë për jetën e vet.

Ndërsa, Blendë Pira nga YIHR, potencoi se në rrjete sociale ka shumë gjuhë të urrejtjes, prandaj sipas saj frika tek komuniteti LGBTIQ+ është prezente, po ashtu ajo shtoi se besimi ne institucione është duke u zvogëluar kur shihet se një gjuhë e tillë përdoret shumë nga ata që duhet që të mbrojnë këtë komunitet. Gjithashtu ajo ka treguar se tash e katër vite organizata nga vjen ajo ka filluar takime me aktorët shtetërorë për diskutim  në lidhje me raportet, mirëpo që bashkëpunimin më të mirë e kanë me Avokatin e Popullit. Derisa ajo ka potencuar se duhet që të punohet akoma për të arritur atë që duhet.

Po ashtu edhe Erza Kurti, nga CEL, potencoi se gjuha e urrejtjes në shoqëri kosovarë është shumë e përhapur ndaj komunitetit LGBTIQ+ për shkak se ky komunitet ende nuk pranohet nga shoqëria. Këtu u përmend edhe gjuha e përdorur në seancë. Normalisht që ka qenë një diçka që është shumë problematike dhe me pa një gjuhë që e kanë përdorur ndaj një komunitet nga deputet është shumë e papranueshme sepse kjo ndikon tek masa. E dimë që Kuvendi i Kosovës është një institucion i lartë dhe personat që kanë autoritet normalisht që nuk ish dashtë që të kenë agjendë të gjuhës së urrejtjes. Sepse nga kjo gjuhë e përdorur normalisht që rrjedh edhe dhuna.

Ndërtjera u tha se Komunitete LGBT kanë nevojë për mbështetjen institucionale, jo vetëm me deklarata por edhe me veprime. Janë rritur rastet e vrasjes se personave LGBTIQ+, askush nuk flet për këto raste, policia nuk i kategorizon rastet. Nuk punohet mjaftueshëm nga institucionet.

“Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.

Sallonet e ardhshme