Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Çka duhet të bëjnë gazetarët në media?

03.05.2023

Luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe çka duhet të bëjnë gazetarët në media ishte tema për të cilën diskutuam në sallonin e së Martës i cili u mbajt ditën e djeshme. Të ftuar për të diskutar dhe ndarë rekomandimet nga pervoja e tyre ishin: Flutura Kusari, juriste e të Drejtës së Medias, Fitore Rexhepi, gazetare dhe prezantuese në RTK, Labinot Leposhtica, zyrtar ligjor BIRN dhe Valon Kerolli, menaxher i rrjeteve sociale. Derisa moderimin i këtij salloni është bërë nga Teuta Arifaj, redaktore në ATV.

Është shumë vështirë të definohet se çka është gjuha e urrejtjes, për shkak se nëse ajo definohet mund të kufizohet liria e shprehjes. Në Kosovë, fatkeqësisht ka pas raste, të dhunës të cilat kanë ardhur si shkak i zhvillimeve online. Flutura Kusari është shprehur se liria e shprehjes është e drejtë e garantuar me kushtetë, është e garantuar me Konvenetën Evropiane është shprehur, mirëpo liria e shprehjes nuk do të thotë që është e pakufizuar, ne nuk mund të themi gjithçka çka duam, nuk mund të shprehemi ashtu siç mendojmë. Mirëpo janë dy aspekte që duhet të theksohen sa i përket gjuhës së urrejtjes. Së pari është definimi, që është njëra nga sfidat për të gjithë ata që merren me lirinë e shprehjes, qoftë personat institucional, prokurorë, policë, gjyqtarë, avokat, që duhet të dijnë pak a shumë sesi duhet të definohet gjuha e urrejtjes, por mbi të gjitha përgjegjësi kanë mediat, përgjegjësia vlen për shkak se ata e kanë përgjegjësin për shpërndarjen e gjuhën së urrejtjes dhe nëse mediat kontribuojnë dhe për fat të keq edhe si tek ne edhe në shumë vende të tjera, mediat kontribuojnë në përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

Gjithashtu standartet e Këshillit të Evropës të cilat ata i aplikonë duhet që edhe ne t’i zbatojmë në praktikë. Kusari është shprehur se në vitin 2022 Këshilli i Evropës e ka paraqitur një rekomandim në të cilën përfshihen elemente të definimit të gjuhës së urrejtjes të cilat duhet të merren parasysh kur vlerësohet nëse një shprehje përmban gjuhë të urretjes. Sipas Këshillit të Evropës gjuhë e urrejtjes nënkupton të gjitha format e shprehjeve që nxisin promovojnë, shpërndajnë ose arsyetojnë dhunën, urrejtjen apo diskriminimin kundër një personi ose grupi të personave për shkak të karakteristikave personale të tyre apo për shkak të statutit të tyre qoftë, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, kombësisë, moshës, seksit, identitetit gjinorë apo identitit seksual, këto janë disa nga elementet me të cilat neve na ndimojnë në identifikimin e gjuhës së urrejtjes.

Derisa, Fitore Rexhepi është shprehur se gjuha e urrejtes si një sfidë globale, nuk ndodh vetëm në Kosovë, por tek ne është e rrezikshme. Më e rëndësishmja është që roli i gazetarëve duhet të jetë kyq në parandalimin e gjuhës së urretjes sepse ata kanë rol të rëndësishëm në orientimin e audiencës, e kjo bëhet duke e harruar, shikueshmërin, klikueshmërin, senzacionin dhe duke ju kthy gazetarisë tradicionale. Sot në Kosovë janë mbi 21 televizioni ku ka shumë debate politike, një konkurrencë e tmerrshme në të cilat nuk ka shumë kujdes për parandalimin e gjuhës së urretjes. Sot gazetaria është më e shpejt, shtyhet më me brryla, mirëpo nuk duhet asnjëherë me u largu prej rolit të gazetarit, por që kjo është pak individuale, po ashtu edhe nuk varet nga individët, por shumë shpesh nga pronar mediash.

Kurse, Valon Kerolli menaxher i rrjeteve sociale ka treguar se shikueshmëria në rrjetet sociale është ndryshe për dallim prej shikueshmërisë në shtëpi dhe zgjidhja më e mirë të parandalohet gjuha e urrejtjes është të krijohet një data bazë e fjalëve që përdoren më së shpeshti dhe që krijojnë më së shumti urrejtje, mirëpo duhet theksuar se sot ka shumë tools që përdorin për të identifikuar postimet në të cilat mediat po përdorin më shumë gjuhë të urrejtjes. Më e rëndësishmja është edukimi medial, që  të realizohen më shumë emisione, kampanja informuese që t’ju tregohet edhe njerëzeve se si është mundësia për me i aktivizu filterat e rrjeteve sociale për me ndalu gjuhën e urrejtes.

Në pyetjen pasuese se si është gjendja në gjykatat e Kosovës dhe sa raportohen ose dënohen këto rastet e gjuhës së urrejtjes, Labinot Leposhtica, si zyrtar ligjorë u shpreh se zgjidhja e problemit ose minimizimi i pasojave kërkon një qasje gjithëpërfshirse dhe kësaj qasje i paraprin Sistemi i Drejtësisë, pavarësisht se çka ndodhë me profesionalizmin e gazetarëve ose redaksinë e medias. Në këtë rast sistemi i drejtësisë duhet të jetë adresa ku ofrohet drejtësia cilësore për personin që është burimi i gjuhës së urrejtës dhe për të prekurin nga ajo gjuhë e përdorur. Në këtë drejtim sistemi i Drejtësisë në Kosovë qalon në njohjen bazike të definicioneve, pra kemi një sistem të drejtësisë i cili ka stagnuar totalisht në organizimin e zhvillimeve dhe rrjedhimisht ne nuk arrijmë të identifikojmë gjuhën e urrejtjes. Ne identifikojmë vetëm një segment e që është manifestimi direkt i veprimit, por asnjëhere burimin.

Gjuha e urrejtjës i paraprin formave të hershmë të ekstremizmit dhe pikënisjet e këtyre formave janë debatet televizive, portalet dhe mediat elektronike. Kjo qështje nuk adresohet asnjëherë dhe kur tentojmë që t’i japim përgjigjje përmes mekanizmave të sistemit të drejtësisë atëherë bindemi që sistemi ynë i drejtësisë nuk është i aftë për të ofruar përgjigje këtyre rasteve ndaj përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Nëse ndalemi dhe bëjmë dallimin me vendet Evropiane në parandalimin e gjuhës së urrejtjes, Kusari u shpreh se edhe në nivel të Këshillit të Evropës është shumë vështirë të krijohet një standard që zbatohet në të gjitha shtetet, për këtë arsyje rekomandimi për luftimin e gjuhës së urrejtjës ka qenë rekomandimi me më së shumti vështirësi për draftim dhe aprovim. Kështu që, këto rekomandime duhet të mirren për bazë dhe të përdorën në Kosovë. Një shembull mjaftë i mirë është Gjermania e cila zbaton forma të ndëshkimit deri në 50 milion euro bazuar në legjislacion. Pra, sundimi i ligjit është shumë relevant andaj mendoj që në Kosovë forma më e mirë e cila do të mund të funksiononte janë fushatave vëtëdijesuese të sistemit të Drejtësisë për dënimin e personave që përdorin gjuhë të urrejtjes dhe publikimi i tyre në media është metoda më efikase për parandilimin e gjuhës së urrejtjes. Pra, nëse fillohet me dënimin e disa personave sigurisht që të tjerët do të ndërgjegjësohen.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

Sallonet e ardhshme