
Instituti Demokraci për Zhvillim, gjatë kësaj jave ka mbajtur Sallonin e së Martës me temën “Kuadri ligjor dhe pavarësia ekonomike: Rëndësia së mbrojtjes ligjore, politikave dhe shërbimeve mbështetëse në garantimin e sigurisë ekonomike të grave dhe sigurimin e rrugëve për t’i shpëtuar abuzimit”.
Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuara në panel ishin: Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, Adelina Sahiti, Drejtore e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, në komunën e Prishtinës dhe Judita Krasniqi, Hulumtuese dhe Menaxhere e Projektit në D4D, ndërsa moderimi është bërë nga Kadri Gashi, Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime.
Gjatë këtij salloni është theksuar se rastet e fundit të dhunës në familje të cilat përfunduan me vrasje po ndodhin si arsye e mos vetëdijësimit të gruas për të drejtat e saj. Dhe se për të emancipuar shoqërinë duhet vënë në funksion ligjet sa i përket diskriminimit ligjor. Grave në vendin tonë u mungon siguria, dhe se dhuna ndaj grave është bërë një problem në shoqërinë tonë.




