
Të martën më 19 janar, u mbajt salloni me temën: ‘Kosova ka përqindjen më të lartë të rinisë dhe papunësisë në rajon. Si duhet humbur primati në të dytën?’
Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Levent Koro, ekspert i tregut të punës, Ylber Aliu, udhëheqës i Divizionit për Monitorimin e Zyrave të Punësimit në MPMS, dhe Andrew Russell koordinator i OKB-së për Zhvillim. Panelistët theksuan se për të ulur papunësinë sidomos tek të rinjtë duhet të krijohet strategjia e punësimit dhe të investimeve që do të reflektonte pastaj edhe në orientimin e tyre në karrierë.
Moderimi u bë nga Dorotea Sahatçiu, ndërsa editoriali i këtij salloni u shkrua nga Alban Zogaj nga Riinvest.