
Me datë 18 Prill 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: Kontratat afarshkurta: planprishëse për gratë në tregun e punës?
Panelistët theksuan rëndësinë e kontratave qoftë me afat te shkurtër, për punësimin e grave. Besa Zogaj-Gashi, Zëvendësministre, Ministria e Zhvillim Ekonomik theksoi se duke parë tendencën e zhvillimit ekonomik nëpër vendet e botës rreth sherbimeve të IT edhe Kosova është fokusuar në këtë drejtim për të ofruar punësim të grave qoftë për një kohë të shkurtë. Basri Ibrahimi, Kryeinspektor, Ministria e Punës e Mirëqenies sociale tha se duhet rregulluar ligjin e punës për të mos lejuar shkeljet të cilat ndodhin që pengojnë gratë të qasen në tregun e punës. Ndërsa Linda Shala nga Dhoma Ekonomike e grave të Kosovës, vuri theksin në fuqinë ekonomike të cilën e kanë gratë në sektorët zhvillimor të Kosovës që duhet shfrytëzuar.
Ky sallon u moderua nga Milaim Morina, Drejtor ekzekutiv, Qendra për politika dhe avokim ndërsa editoriali u shkrua nga Dita Dobranja, Hulumtuese, Instituti Riinvest.