Kend përfaqësojnë partitë politike në Kosovë? Çfarë do të thonë reformat partiake?

28.06.2011

Me datën 28 qershor 2011 u mbajt salloni i së martës me temën: Kend përfaqësojnë partitë politike në Kosovë?Çfarë do të thonë reformat partiake?

Moderimi u bë nga ana e z. Leon Malazogu dhe editoriali u shkruajt nga znj. Ardiana Gashi.

Kend përfaqësojnë partitë politike në Kosovë? Çfarë do të thonë reformat partiake? A po ja arrijnë të reformohet me te vërtetë LDK-ja? Këto ishin disa prej pyetjeve me te cilat e hapi sallonin e radhës drejtori i D4D-së Leon Malazogu. Fjalën e morën përfaqësues nga partitë të ndryshme politike për të treguar përvojat e tyre dhe barrierat në këto përpjekje për reformim. Pati zëra nga persona të ndryshëm jo partiak për llojin e reformave që po kërkohen dhe për nevojën e zbutjes së rolit të kryetarit të partive dhe përfshirjes më së degëve dhe mekanizmave tjerë më shumë në vendimmarrje të partive të ndryshme.

Pati zëra që thanë që elektorati nuk voton për program të partisë por për lider por pati edhe zëra të tillë që treguan për një elektorat që lëvizë dhe voton për parti të reja siç ishte ORA njëherë dhe Vetëvendosja tani. Ardiana Gashi nga MDA ishte pjesëmarrëse në debat dhe do të përpiloj një editorial në bazë të këtij diskutimi.

Sallonet e ardhshme