Gratë ndërmarëse në Gjilan: Ballafaqimi i sfidave dhe mundësitë për zhvillim

30.08.2023

Gratë ndërmarëse në Gjilan: Ballafaqimi i sfidave dhe mundësitë për zhvillim, ishte tema që është disktuar në Sallonin e së Martës. Për të disktuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Nije Ismaili –  Shkolla Hello, Arjeta Maka – OJQ Gruaja Hyjnore dhe Lindita Salihu – Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Gjilanit. Derisa moderimi i sallonit është realizuar nga Arlinda Kqiku, gazetare.

Lindita Salihu është shprehur se kapacitetet e komunës janë shumë të vogla për të përmirësuar sfidat që i kanë gratë, mbështetja për gratë duhet të vijë edhe nga niveli qendror në këtë rast nga qeveria. Poashtu puna është sfiduese sidomos për ato gra që janë në pushim të lehonisë. Por si do që të jetë çfarë do mase që është marr për përmirësimin dhe lehtimin e jetës së grave dhe zhvillimin e tyre nuk mjaftojn, por çdo herë duhet të bëhen ndryshime në ligje dhe politika për t’ju lehtuar punën dhe për t’i motivuar ato që të merren me biznes dhe me idetë e tyre. Ndërtjera çka u cek nga ky diskutim është se njw mekanizwm tjetwr qw do ta ndryshonte gjendjen e punwsimit tw grave wshtw numri i qerdheve. Çka është theksuar tjetër në këtë takim është se në Komunën e Gjilanit vërehet që një përqindje e vogël e grave që janë në pozita vendimmarrëse për dallim nga burrat, kjo tregohet edhe përmes statistika vjetore.

Nije Ismaili, grua ndërmarrëse ka potencuar se për të është e rëndësishme dhe prioritet punësimi i grave dhe zhvillimi i tyre. Ajo ka treguar se 60 përqind e stafit në punën e saj janë gra, duke theksuar se puna me gra sa është sfiduese është edhe lehtë sepse grat në përgjigjithësi janë më të përkushtume dhe më korrekte në punë. Gjatë këtij diskutimi po ashtu është përmedur se si për gratë ashtu edhe për vajzat e reja platforma epunësimi ka qenë një mundësi shumë e mirë për punë. Por fatkeqësisht të rinjtë janë shumë pak të interesuar për punë në vendin tonë, mundësin e vetme e mendojnë të largohen jashtë vendit.

Ndërsa, Arjeta Maka ka përmendur se ndryshimet politike gjithsesi janë të mirë seardhura mirëpo, qeveria duhet të investojë në ekonomin joformale, të ndrrojë politikat fiskale për gratë dhe të rritet numri i inspektorëve. Gjithashtu u përmend që në Komunën e Gjilanit gratë janë promovuar me bizneset e tyre përmes panairit që nuk kanë pas nevojë asnjë shpenzim. Janë mbajtur trajnime për gratë në biznes dhe shumica janë bërë në mënyrë vullnetare.

 

Sallonet e ardhshme