Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik

17.05.2023

Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik, ishte tema e cila u diskutuan në Sallonin e së Martës që është mbajtur gjatë ditës së djeshme. Paneli i diskutimit u përbë nga: Mentor Hyseni, PhD Candidate në Financa & Ekonomi Ndërkombëtare, Gent Nushi, Ekspert Ligjor në fushën komerciale i GP të FSRK-së dhe Sejdi Rexhepi, profesor universitar. Kurse, moderimin e sallonit e realizoi Visar Prebreza, redaktor në BIRN.

Mentor Hyseni, tha se qëllimi i fondit është zgjerimi i veprimtarive nëpër ndërmarrje publike, krijimi i sinergjisë në këto ndërmarrje dhe zhvillimi ekonomik. Gjithashtu, ky fond parasheh edhe investime në sektorin privat, në fusha të caktuara, pra qëllimi i fondit është që t’i bëjë profitabile ndërmarrjet publike. Kjo bëhet duke e bërë konceptin e qeverisjes në këto korporata. E kjo i jep mundësi që të krijohen edhe ndërmarrje të reja. Fondi synon zgjerimin e veprimtarisë tek një ndërmarrje. Qëllimi i fondit është më shumë zgjerimi i veprimtarive nëpër ndërmarrje publike, krijimi i sinergjisë dhe zhvillimi ekonomik. Kjo rezulton me uljen e deficitit tregtar që Kosova fatkeqësisht sot e ka të lartë. Fondi parasheh edhe investime tek sektori privat. Seleksionon fusha te caktuara të investimit në sektorin privat, në ato fusha që ndikojnë në ekonomi. Ndërmarrjet do të vazhdojnë që të funksionojnë si të ndara me bordet e tyre, vetëm se fondi e luan rolin e njësisë monitoruese për ndërmarrjet publike.

Qeveria e Kosovës nuk do të përfshihet në fushën e operacioneve, por fondi do të raportohet në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. Funksionalizimi i fondit parashihet të ndodhë dy vite pas miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Gent Nushi, ekspert Ligjor në fushën komerciale, anëtar i grupit punues të FSRK, tha se Fondi është reforma më e madhe ekonomike që është bërë ndonjëherë në Kosovë dhe se për këtë fond janë marrë disa modele të ndryshme nga shtetet e tjera. Gjatë përpilimit të ligjit kemi marrë modele si modelin slloven, grek, modeli i Singaporit si dhe modeli Irlandez. Fondi parasheh bartjen e aseteve të cilat janë në AKP.

Kurse, Sejdi Rexhepi, profesor universitar, u shpreh skeptik sa i përket funksionimit të këtij Fondi sepse, sipas tij, zbatimi në praktikë do të jetë i vështirë. Ai tha se nga ajo që ka lexuar shihet se menaxhimi i ndërmarrjeve publike nuk është në nivelin që duhet dhe se qeveria po ndërmerr hapa në këtë drejtim. Ashtu siç e ka parë materialin në koncept dokument i duket një përmbajtje shumë komplekse. Zbatimi në praktikë do të ballafaqohet me shumë vështirësi. Bartja e të gjitha përgjegjësive në një etnitet është problematik, sepse do të krijojë dy nivele të menaxhimit. Do të jetë shumë vështirë që diçka që paramendohet të realizohet në praktikë. Gjithashtu, riorganizimi i tyre do të ballafaqohet me shumë probleme. Dilemat e tij ishin se ky ligj prek edhe shume ligje të tjera sistemore. E sheh mjaftë problematike edhe transformimin e pasurisë duke e kategorituar si një periudhë tranzicioni shumë të gjatë.

“Ky sallon u organizua në bashkëpunim të The Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtina Office (FES Kosova)”

Sallonet e ardhshme