Ekonomia në Kosovë a po prodhon a po humb vende pune?

10.05.2016 D4D

Më 10 maj u mbajt Salloni me temën: Ekonomia në Kosovë a po prodhon a po humb vende pune?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga:  Sokol Havolli, Shef i kabinetit dhe Këshilltar politik për ekonomi, Zyra e Kryeministrit; Bashkim Bellaqa, Drejtor i Departamentit të Statistikave Sociale, dhe Shpëtim Kalludra, Shef i Sektorit për Analiza në Tregun e Punës, MPMS / DPP. Panelistët në këtë Sallon theksuan se çdo vit ka hapje të bizneseve të reja por 97 përqind e tyre janë biznese familjare me një të punësuar që nuk garanton punësim stabil. Ndërsa punësimi më i madh dhe stabil vie nga Investimet e huaja direkte të cilat që nga viti 2007 kanë pësuar rënie për shkak të klimës jo të favorshme për të bërë biznes.

Salloni u moderua nga Ada Shima, Menaxhere e Programit për Tregun Aktiv të Punës (UNDP), ndërsa editoriali u hartua nga Florina Ujupi, gazetare, Jeta në Kosovë.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon organizohet në bashkëpunim me Enhancing Youth Employment Project (EYE).

Sallonet e ardhshme