Cili duhet të jetë roli i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë?

22.03.2016 D4D

Të martën, më 22 mars, nga ora 16:45, tema e sallonit të së martes: Sa ka ndikuar përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare në kulturën politike? A ka zhvilluar Kosova raport varësie? Çfarë roli duhet të ketë bashkësia ndërkombëtare tani gjatë krizës politike?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Sh.S. znj. Marija Kapitanovic, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, dhe Sh.T. z. László Márkusz, Ambasador i Hungarisë në Kosovë. Panelistët thanë se shtetёsia e kontestuar nga Serbia pёrbёn problemin kryesor rreth tё cilit graviton ndёrhyrja ndёrkombёtare por edhe qё ndikon tek vetbesimi i kosovarёve pёr tё krijuar procese dhe pёr t’i udhёhequr ato. Kosovёs i janё imponuar shumё zgjidhje qё nё fillim janё konsideruar si tё pёrkohshme, por qё sot e kёsaj dite vazhdojnё tё cungojnё politikёn kosovare brenda njё rrethi tё paaftёsisё politike dhe varshmёrisё nga bashkёsia ndёrkombёtare.

Ky sallon u moderua nga Besa Luzha, koordinatore e programit të fondacionit gjerman ‘FES’, ndërsa editoriali u shkrua nga Arben Qirezi, njohës i çështjeve politike.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Sallonet e ardhshme