Cilat ndryshime kanë nevojë të rinjtë e komunës së Vitisë?

11.10.2017 D4D

Të mërkuren me 11 Tetor u mbajt Salloni me të rinj nga Komuna e Vitisë me temën: Cilat ndryshime kanë nevoj të rinjtë e komunës së Vitisë?

Fjalimet hapëse u mbajtën nga: Hasan Aliu, Nënkryetar i komunës së Vitisë; Sadie Lutfiu, Kryetare e Këshillit të veprimit rinor lokal në Viti dhe Tefik Salihu, përfaqësues nga shoqëria civile. Panelistët theksuan se në komunën e Vitisë të rinjtë ballafaqohen me shumë probleme për shkak të moszhvillimit të duhur ekonomik. Kërkesa e parë e të rinjve ka të bëj me hapjen e vendeve të reja të punës dhe e dyta mbi rritjen e aktiviteve të ndryshme me të rinj që do të ju mundësonin atyre zhvillim të mëtutjeshëm. Poashtu nevoja për punë praktike dhe trajnimeve në aspektin profesional në mënyrë që të bëhet më lehtë punësimi i tyre.

Ky sallon u moderua nga z. Emrush Azemi, zyrtar për rini në Komunën e Vitisë dhe editoriali u shkrua nga Tefik Salihu.

Ky Sallon organizohet në kuadër të Salloneve me të rinj, që financohet nga Ministria e kulturës, Rinisë dhe sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung. 

Sallonet e ardhshme