Cilat janë problemet në sistemin e edukimit që pengojnë zhvillimin e të rinjve?

07.12.2017 D4D

Të enjten me 7 Dhjetor 2017 është mbajtur salloni në Vushtrri në kuadër të Salloneve me të rinj në komuna me temën: Cilat janë problemet në sistemin e edukimit që pengojnë zhvillimin e të rinjve?

Hapja informuese u mbajt nga: Xhevat Lahu, Drejtor i gjimnazit në Vushtrri; Muzafer Shala, Dekan i fakultetit të shkencave kompjuterike dhe Shpresa Rama, Drejtoreshë për kulturë rini dhe sport në Komunën e Vushtrrisë. Panelistët dhe pjesëmarrësit u pajtuan se rinia e Vushtrrisë ballafaqohet me shumë probleme gjatë shkollimit të tyre këtu duke filluar nga mungesa e praktikës dhe kabineteve në mësim dhe duke vazhduar në kualitetin e dhënjes së mësimit nga ana e profesorëve. Poashtu në këtë linjë të rinjve ju mungojnë edhe mundësit jashtë shkollore që do të ju mundësonin atyre përfshirje përfshirje më të madhe në aktivitet që do të kontribonin në zhvillimin e tyre.Gjatë këtij salloni u rekomandua që të rinjtë duhet të fillojnë që të kenë më shumë vetë-iniciativë në mënyrë që të i arrijnë më shumë në fushat që ata janë të interesuar. Poashtu ata të jenë edhe më kërkues qoftë në mësim, të propozojnë iniciativa se si të mbahet ora e mësimit pasi që ata janë më të njohur në aspektin teknologjik dhe marrin më shumë infomata online në krahasim me mësuesit/profesorët e tyre.

Ky Sallon u moderua nga Medina Rama, anëtare e KVRL-së ndërsa editoriali u shkrua nga Drita Dibrani.

Sallonet e ardhshme