
Të martën më 9 shkurt, në Sallonin e së martës u diskutua tema: ‘Çfarë të bëjmë me kishën e papërfunduar në qendër të Prishtinës?’
Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës, Joanna Hanson, New Perspektiva dhe Hajrulla Ceku, Drejtor ekzekutiv i Ec Ma Ndryshe, ishin panelistët në këtë sallon. Ndër të tjera gjatë diskutimit u theksua se përderisa askush nuk ka aplikuar në Komunën e Prishtinës për legalizimin e kishës, është thënë se kjo kishë është sinonim i regjimit të Millosheviqit. Në anën tjetër, ndërtimi i kishës në atë lokacion ka qenë sulm i drejtpërdrejtë në emancipimin e një shoqërie. Por që është propozuar që të mos rrënohet kisha, në mënyrë që ta ruajë kujtesën, atë çfarë ka ndodhur.
Salloni u moderua nga Baton Haxhiu.
Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.