Çfarë pamë në zgjedhjet lokale? Programe për zhvillim apo rutinë të ripërsëritjes?

24.10.2017 D4D

Salloni i radhës u mbajt më 24 Tetor 2017 me temën: “Çfarë pamë në zgjedhjet lokale? Programe për zhvillim apo rutinë të ripërsëritjes?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Albulena Sadiku, Rrjeti Ballkanik për gazetari hulumtuese – BIRN; Veton Mujaj, Syri i Vizionit dhe Artan Murati, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Panelistët theksuan se kjo fushatë u mbizotërua me premtime enrome të cilave nuk ju ofrua zgjidhje konkrete. Procesi zgjedhor si i tillë ka shkuar mirë edhe pse ka pasur probleme, por të cilat nuk e kanë e ndikuar në rezultat.

Ky sallon u moderua nga Rasim Alija, Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) dhe editoriali u shkrua nga Dorentina Thaqi, Gazeta Zëri.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme