Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, u mbajt të martën më në Mitrovicë, me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Mitrovicës?”
Hapja informuese dhe provokueseu bë nga: Qazim Shala, NISMA për Kosovën; Safet Kamberi, Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe Valdete Idrizi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Kandidatët/et për komunë theksuan që problemet kryesore me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Komunën e Mitrovicës. Programet e kandidatëve për rininë si çdo program tjetër për zhvillim nuk ka asnjë planifikim buxhetor, kohor e të zbatueshëm. Prandaj të rinjtë/rejat pjesëmarrëse kërkuan nga kandidatët/et që cilido që do të fitoj komunën të promovoj bashkëpunimin dhe të ketë plane konkrete të zhvillimit dhe të mirqenies të të rinjve.
Ky sallon u moderua nga Kenan Beqiri, Community Building Mitrovica dhe editoriali u shkrua nga Selvije Kurti dhe mund ta lexoni këtu.