
Sallonin e së martes me kandidatët për Kryetar të Komunës së Kamenicës u mbajt me datë 17 Tetor 2017 me temën:
“Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?”
Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Amir Canaj, Aleanca Kosova e Re – AKR; Kujtim Gashi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK dhe Shaip Surdulli, Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK. Panelistët të gjithë theksuan se përgjatë viteve të fundit nuk ka pasur asnjë investim kapital. Shumica e qytetarëve e sigurojnë ekzistencën nga prodhimet e bujqësisë dhe blegtorisë. Nga komuna ata mund të presin vetëm këshilla, në asnjë mënyrë ndonjë donacion. Në këtë atmosferë, ku dominon ndjenja e paperspektivës, rinia shpëtimin e kërkojnë në zhvendosjen në qytetet më të mëdha apo jashtë vendit.
Ky sallon u moderua nga Blerinë Ukshini, Instituti D4D dhe editoriali u shkrua nga Nafie Sylejmani dhe mund ta lexoni këtu.