
Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit, u mbajt të enjten më 28 Shtator 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?”
Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Sami Kurteshi, Lëvizja Vetëvendosje – LVV dhe Zenun Pajaziti, Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Kandidatët për kryetar të komunës premtuan që të rinjtë do të jenë pjesë në vendimmarrje, aktivitete kulturo-artistike dhe do të ju bëhet njohja e punës vullnetare. Poashtu ata premtuan edhe punë praktike, e cila duhet të rritet edhe me shumë në mënyrë që të ketë një rrjetëzim më të madh dhe të rinjtë të shohin vetën e tyre si potencialin kryesor për të bërë ndryshime, sidomos duke avokuar dhe kërkuar llogaridhënie nga organet udhëheqëse.
Ky sallon u moderua nga Hekur Aliu, NGO KCIC dhe editoriali u shkrua nga Blerinë Ukshini, Instituti D4D dhe mund ta lexoni këtu.