Barrierat për pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës në Komunën e Drenasit

25.04.2023

Barrierat për pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës ishte tema e cila u mbajt në kuader të Sallonet në Komuna ku sot nikoqire ishte komuna e Drenasit. Të ftuar për të diskutuar në lidhje me temën ishin: Zahire Podrimqaku nga Zyra për Barazi Gjinore, Kadire Tahiraj, Drejtore nga Qendra për të Drejtat e Grave (QPDG), Egzona Tërdevci, Asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse moderimin e realizoi Avdyl Gashi, Drejtor Ekzekutiv në Youth Center, Drenas.

Egzona Tërdevci u shpreh se ështe duke e vërejtur një mungesë të madhe të angazhimit të grave dhe të rinjëve në Komunën e Drenasit. Gjuha mizogjene me të cilen përballen gratë të cilat vendosin të marrin përgjegjësi publike është njëra ndër vështirësitë më të mëdha, sidomos në politikë. Gjithashtu, edhe gjuha seksiste dhe vulgare që përdoret në drejtim të tyre. Problematik tjetër në Drenas për angazhim të grave nga zonat rurale, është transporti i cili operon me orarë të caktuara ku grave u pamundesohet qasja në qytet, aty ku mundësitë për angazhim dhe punësim janë më të mëdha. Edhe pse sipas statistikave përbërja e grave në Komunën e Drenasit është pothuajse e barabartë me burrat, Tërdevci është shprehur se barazia gjinore është vetëm fasadë, pra sipas saj edhe pse ka gra të emruara nëpër poste në komunë, zëri i tyre nuk është vendimarrës.

Kurse, Kadire Tahiraj tregon që sifdat e grave vazhdojnë të jenë të mëdha e poashtu edhe sfiduese, duke përfshirë këtu oraret e punës të zgjatura sidomos në festa zyrtare, niveli i  pagave, kontrata e punës, infrastruktura në vende rurale, etj. Gjithashtu, në shumicën e rasteve nga faktorët e jashtem gratë detyrohen të heqin dorë nga puna për shkak të familjes. Në Komunën e Drenasit kemi mbi 80% të grave që puna e tyre nuk paguhen dhe mungesa e një Qendre për Aftësim Profesonal e bënë edhe më të vështirë këtë proces. Duke ditur që niveli i shkollimit është kriter që luan rol kyç në procesin e punës, shumë organizata dhe biznese të regjistruara nuk janë aktive. Gjithashtu, komiteti për barazi gjinore nuk është aktiv dhe nuk dihet se çfarë pune bënë duke e pa që nuk kanë pas një linjë buxhetore, por sikur kjo linjë të bëhet do të lehtësohej puna.

Zahrie Podrimqaku duke ju referuar disa statistikave të vitit paraprak tregon që në adiministratën komunale janë të punësuar 70 gra, nga 12 drejtori, 6 prej tyre udhëheqen nga gratë. Nga stafi politikë 8 gra, në arsim 415 gra, ku nga 33 drejtorë të shkollave vetëm 10 janë gra, dhe në sektorin e shëndetësisë janë të punësuara gjithsej 117 gra. Sipas Podrimqakut, barazia gjinore duhet të fillojë në familje duke ditur që të rrallë janë ata bashkëshortë që janë përgjegjës për tu kujdesur për rritjen e fëmijve së bashku me gruan. Ajo premton që Zyrën për Barazi Gjinore do të bashkëpunoj me qendrat e grave që të organizojnë takime edhe në vendet rurale që t’i informojnë ato mbi mundesitë dhe angazhimin e tyre në tregun e punës.

Ky sallon është mbajtur me mbështetjen financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Sallonet e ardhshme