Barrierat e investitorëve të huaj në Kosovë: Politikat e nevojshme ekonomike që duhen ndërmarrë për t’i kapërcyer ato

18.06.2021

Të marten me datë 15 qershor, u mbajt Salloni i së Martës me temë: “Barrierat e investitorëve të huaj në Kosovë: Politikat e nevojshme ekonomike që duhen ndërmarrë për t’i kapërcyer ato”.

Kosova është duke ngecur në tërheqjen e investimeve të huaja edhe përkundër faktit qe janë bërë disa reforma si politikat tatimore, politika makroekonomike, investime në infrastrukturën rrugore, sigurimi i një stabiliteti për sistemin ekonomik banker dhe të tjera.

Gjatë diskutimit të Sallonit të së Martës, u potencua se duhet të punojmë më shumë në përmirësimin e imazhit të Kosovës, krahas reformave që duhet të bëjmë këtu, për t’ua lehtësuar kompanive të bërit biznes. Investitorët e huaj përveç kushteve të përgjithshme ekonomike, politike dhe juridike kërkojnë edhe një ekosistem të sektorit privat dhe është shumë i rëndësishëm niveli i zhvillimit dhe ndërlidhjes së atij ekosistemi.

Ndër të tjera, gjatë sallonit u theksua se barrierat politike përfshijnë mungesën e sigurisë së investimeve e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet problem në Kosovë. Ndërkaq barrierat ekonomike në Kosovë përfshijnë mungesën e stabilitetit për furnizim me energji elektrike, mungesën e kualifikimit adekuat të fuqisë punëtore dhe të tjera.

Këto dhe shumë të tjera, mund t’i shihni përmes videos: https://www.youtube.com/watch?v=dMRjCSJHLy0

Pjesë e panelit në këtë salon ishin: Edison Jakurti, Doktorant i shkencave ekonomike dhe ish-zëvendësministër i ekonomisë; Nora Hasani, Drejtore Ekzekutive, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Besian Mustafa, Deputet, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Moderimi dhe shkrimi i editorialit do të realizohen nga Diellza Gashi, Drejtoreshë për programe, Instituti Riinvest.

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Konrad-Adenauer-Stiftung.

Sallonet e ardhshme