Aprovimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike: Cili është përfitimi i shoqërisë kosovare?

19.10.2020

Të martën me datë 13 tetor 2020, u mbajt salloni i së martës me temë: “Aprovimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike: Cili është përfitimi i shoqërisë kosovare?”. Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Dardan Sejdiu, njohës i ekonomisë dhe Shkëlzen Hajdini, deputet nga radhët e LDK-së.

Gjatë këtij salloni nga z. Hajdini u potencua se projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka për qëllim krijimin e hapësirave për qeverinë e Republikës së Kosovës në mënyrë që të ndërmarr masat dhe të minimizoj efektin e pandemisë COVID-19 tek qytetarët dhe ekonomia. Rëndësia e këtij projektligji është që plotësoj dhe ndryshoj tetë projektligje të cilat janë të listuara në këtë projektligj, të gjitha me qëllim që të sigurohet likuiditeti i sektorit privat, të lehtësohet puna e sektorit privat, të rritet kërkesa agregate dhe t’i mundësohet qytetarit një jetë më e mirë në këtë kohë të vështirë.

Ndërkaq sipas z. Sejdiut lajmi i mirë është që në politikën kosovare nuk ka politikan që tashmë nuk po e përdor termin “kërkesë agregate”. Sias tij, nëse dëshirojmë që ekonomia të jetë zhvillimore, fokusi duhet të jetë te kërkesa agregate dhe jo te oferta. Ndër të tjera, ai theksoi se tash është momenti i duhur që të bëhet intervenimi i shtetit në rimëkëmbje të gjelbër dhe të investohet në digjitalizim të gjithë strukturës arsimore në Republikën e Kosovës.

Salloni u moderua nga Albulena Mavraj, Gazetare e ekonomisë, Epoka e re, nga e cila do të shkruhet edhe editoriali.


Ky sallon është mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Sallonet e ardhshme