Ambasadat pa ambasadorë: Çfarë po ndodh më shërbimin e jashtëm?

03.11.2021

Të martën më 2 nëntor, u mbajt Salloni me temën: “Ambasadat pa ambasadorë: Çfarë po ndodh me shërbimin e jashtëm?”.

Për të diskutuar për këtë temë të ftuar në panel kanë qenë: Haki Abazi, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Teuta Sahatqija, ish-kounsulle e përgjithshme e Kosovës në New York dhe Emir Abrashi, Hulumtues në Demokraci Plus. Moderimi i sallonit është realizuar nga gazetari, Fitim Gashi, Grupi Koha.

Duke e ditur që ambasadat e Kosovës tash e pesë muaj kanë mbetur pa ambasadorë, Instituti D4D organizoi një sallon diskutimi për tw diskutuar mbi këtë çështje si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Haki Abazi, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, vlerësoi se politika e jashtme duhet ta ketë një themel të fortë që vjen nga zhvillimet e brendshme. Ai potencoi se shërbimi i jashtëm i Kosovës ka pasur një punë të bujshme, por kjo nuk do të thotë që nuk ka ende shumë punë për të bërë.

Në anën tjetër, Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York, theksoi se është e zhgënjyer nga puna e qeverisë aktuale në politikën e jashtme. Po ashtu, ajo theksoi se politika e jashtme duhet të jetë mbi partiake dhe nuk duhet të përdoret assesi për konsum të brendshëm politik. Tutje, ajo vlerësoi se largimi kolektiv i ambasadorëve e dëmton Kosovën në rrafshin ndërkombëtar dhe se ata do të duhej të laroheshin në rast se do të kishte një afat kohor të zëvendësimit të tyre.

Ndërsa, Emir Abrashi, hulumtues në Demokracia Plus, shtoi se reformat në shërbimin e jashtëm janë të domosdoshme. Gjatë këtyre viteve politika e jashtme ka hasur në vështirësi nga më të ndryshme teknike dhe politike. Hapësirë për kritikë ka sidomos në pjesën e shkarkimit të 12 ambasadorëve sepse kanë qenë të emëruar politikisht. Është papjekuri politike që të lihen gjithë ato ambasada pa përfaqësim. Kjo jep një mesazh tejet të keq për Kosovën në botë.

Diskutimin e plotë të këtij salloni mund ta shikoni në KËTU:

Ky sallon u organizua në përkrahjen e Open Society Fondation.

Sallonet e ardhshme