Agjenda e Kosovës: A jemi në drejtimin e duhur?

06.06.2017 D4D

Me datë 6 Qershor 2017 u mbajt Salloni i së martes me temën: “Agjenda e Kosovës: A jemi në drejtimin e duhur?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga:  Shkëlqesia e saj znj.Nataliya Apostolova, Kryesuese, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se Kosova është në rrugën e duhur në integrim Evropian por që edhe shumë duhet punuar në përmbushjen e kritereve. Shkëlqesia e tij z.Greg Delawie, Ambasador, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili theksoi se kushdo që fiton zgjedhjet dhe formon qeverinë duhet të vendos Kosovën të parën krahas interesave personale. Z.Agron Bajrami, Kryeredaktor, Koha Ditore tha se edhe pse Kosova gjindet në rrugën e duhur, ajo po ec shumë ngadalshëm me pengesa të panevojshme për shkak të udhëheqësve.

Ky Sallon u moderua nga Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Demokraci për Zhvillim dhe editoriali u shkrua nga Anthony Jordan.

Editorialin e këtij salloni mund ta gjeni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme