A na mbron nga konflikti të mësuarit e historisë prej shumë perspektivave?

11.04.2017 D4D

Më 11 Prill 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: “A na mbron nga konflikti të mësuarit e historisë prej shumë perspektivave?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Igor Kakolewski, Profesor i historisë dhe Zëvendësdrejtor i Qendrës për hulumtime të historisë, Akademia e Shkencave Polake në Berlin i cili tha se të rinjve duhet të ju mundësohet mësimi i historisë nga të dyja palët në mënyrë që të parandalimit të konflikteve të ardhshme.  Shkelzen Gashi, Publicist tha se kur të rinjtë mësojnë historinë prej shumë perspektivave atyre ju zhvillohet mendimi kritik. Nxënësve nuk duhet të ju obligohet të mësojnë vetëm nga njëra perspektivë por prej të gjithave. Edhe Muhamet Mala, Profesor i historisë shqiptare, Fakulteti Filozofik theksoi se në librat e historisë së ballkanit janë të mbushur me terme urryese. Librat e historisë, duhet të ndryshohen në mënyrën se si shkruhen dhe poashtu çdo gjë e cila shkruhet në këto libra të jetë e dokumentuar me fakte.

Ky sallon u moderua nga Ramadan Sokoli, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), ndërsa editoriali u shkrua nga Joanna Hanson, Bashkë-themeluese, New Perspektiva.

Salloni i së martes u organizua në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe New Perspektiva

Sallonet e ardhshme