Përmes blogjeve, ne mëtojmë të angazhojmë komunitetin e analistëve të cilët mund të kontribuojnë dukshëm në zhvillimet politike dhe sociale në Kosovë.
Pjesëmarrja e grave në politikë në Kosovë më së shpeshti matet përmes treguesve formalë – përqindjes së kandidateve në listat zgjedhore, numrit të këshilltareve dhe deputeteve të zgjedhura, si dhe përmbushjes së kuotave gjinore të përcaktuara me ligj. Megjithatë, për gratë nga komunitetet jo-shumicë, çështja e pjesëmarrjes politike shkon shumë përtej përfaqësimit të thjeshtë. Pozita […]
Pabarazia gjinore dhe mungesa e përfshirjes adekuate në të gjithë spektrin e jetës shoqërore për vajzat dhe gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, vazhdojnë të mbeten sfiduese dhe përbëjnë çështje për të cilat ende duhet të punohet vazhdimisht. Situata e pasluftës dhe mundësitë e krijuara për këto komunitete nga faktorët ndërkombëtarë, me qëllim që […]
Vlen të përsëritet që gratë përbëjnë gjysmën të shoqërisë. Çdo vendimmarrje pa pjesëmarrjen e barabartë të grave, është e cunguar dhe jolegjitime në pikëpamje demokratike. Përveç parimit të barazisë, përfshirja e grave sjell këndvështrime dhe përvoja unike që përmirësojnë cilësinë e vendimeve. Në nivel lokal, ku politikat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, pjesëmarrja […]
Pjesëmarrja e grave në politikë në Kosovë po avancon me një ritëm të ngadalshëm, veçanërisht në nivelin lokal. Ndërkohë që në nivelin qendror gratë kanë arritur të sigurojnë përfaqësim mbi kuotën minimale prej 30 për qind në Kuvendin e Kosovës, ku ky nivel mbetet ende nën standardin e përcaktuar nga Ligji për Barazi Gjinore (Nr. […]
Në Kosovë, pjesëmarrja e grave në politikë shpesh paraqitet si një histori suksesi. Kuota gjinore prej 30 përqind, rritja e numrit të grave në Kuvend dhe prania e tyre në asamble komunale përmenden rregullisht si dëshmi e përparimit demokratik. Në legjislaturën e kaluar, gratë përbënin mbi një të tretën e deputetëve në Kuvend, një shifër […]
Barazia gjinore në politikën kosovare është mjaft e pabalancuar, dhe ky konstatim mbështetet në mënyrë edhe më të qartë nga pasqyra e rezultateve të zgjedhjeve lokale – përkatësisht ato për kryetarë të komunave në vitin 2025. Si rrjedhojë e këtij procesi elektoral, vetëm njëra prej gjithsejtë 38 komunave të Kosovës do të udhëhiqet nga një […]