Projekti: Rritja e qasjes së grave në punësim.
Përshkrimi: Qëllimi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në luftën kundër diskriminimit gjinor, promovimit të punës së denjë dhe zbatimit të strategjive miqësore gjinore, që përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.