Tryeza: Kodi i sjelljes në rrjetet sociale

26.07.2021

Më 23 Korrik, D4D ka mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën ”Kodi i sjelljes në rrjetet sociale”, me fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të vitit 2021

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë institucione, organizata të shoqërisë civile, media si dhe agjensione të rrjeteve sociale, me të cilët u diskutua mundësia e krijimit të një mekanizmi i cili do të mund të adresonte diskutimet toksike, përfshirë edhe lajmet e rreme, e me të cilën të gjithë personat e interesuar do të mund të kontribuonin në zhvillimin e standardeve demokratike të diskursit, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Në vazhdim do të punohet me secilin prej grupeve në krijimin e një mekanizmi të përshtatshëm për Kosovën, duke u bazuar në modelin e krijuar në Indonezi më parë.