Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) po organizon një trajnim njëditor me Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Podujevës. Ky trajnim përqendrohet në parimet e qeverisjes së mirë dhe aplikueshmërinë e saj, duke u angazhuar për ndërtimin e një qeverisjeje më të fortë dhe përgjegjëse.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, i cili synon të forcojë angazhimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.