Takime me gra ndërmarrëse dhe aktiviste në rajonin e Mitrovicës

15.05.2025

Në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimittë grupeve të interesit”, me mbështetje të projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civilepër Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, D4D ka mbajtur takim me gra ndërmarrësedhe aktiviste në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë këtij takimi, gratëpjesëmarrësepatën rastin që të mësojnë mbi qëllimin dhe vizionin eprojektit, dhe diskutimin e mundësisë qëatot’i bashkohen nismës për krijimin e një grupi tëaktivistëve për fuqizim të grave në zonat rurale dhe të bëhen agjente të ndryshimit. Ky grup dotë angazhohet në identifikimin e sfidave, hulumtime në terren, grumbullim të të dhënave,prodhim të materialeve të avokimit dhe lobim për ndryshime konkrete në politika.

Gjatë gjithë këtij procesi, D4D do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, ekspertizë dhe ndërtimtë kapaciteteve në fusha si: metodologji të hulumtimit, formulim të politikave publike, si dheteknika të komunikimit, avokimit dhe lobimit. Vizioni afatgjatë është krijimi i një modeli tëqëndrueshëm të angazhimit, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grave në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që jetojnë në vendbanimet rurale.

“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera tëPërbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva(CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center forResearch and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject #SMARTBalkans #SupportedByNorway#NationalInterventionsGrant #IDM