
Në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimittë grupeve të interesit”, me mbështetje të projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, D4D u takua me organizatën QIKA për të bashkëbiseduar rreth pengesave për punësim të grave në vendet rurale dhe mundësisë së bashkëpunimit në zgjidhjen e atyre përmes dialogut dhe veprimit.
Gjatë këtij takimi, organizata QIKA u njoftuambi qëllimin dhe vizionin e projektit, dhe mundësisë që atot’i bashkohen nismës për krijimin e një grupi të aktivistëve për fuqizim të grave në zonat rurale dhe të bëhen agjente të ndryshimit. Ky grup do të angazhohet në identifikimin e sfidave, hulumtime në terren, grumbullim të të dhënave, prodhim të materialeve të avokimit dhe lobim për ndryshime konkrete në politika.
Gjatë gjithë këtij procesi, D4D do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, ekspertizë dhe ndërtim të kapaciteteve në fusha si: metodologji të hulumtimit, formulim të politikave publike, si dhe teknika të komunikimit, avokimit dhe lobimit. Vizioni afatgjatë është krijimi i një modeli tëqëndrueshëm të angazhimit, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grave në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që jetojnë në vendbanimet rurale.
“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnogdruštva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria ePunëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
#SMARTBalkansProject #SMARTBalkans #SupportedByNorway#NationalInterventionsGrant #IDM