
Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur një takim me ekspertë të arsimit, përfaqësues të OJQ-ve dhe institucione arsimore në kuadër të projektit “Të menduarit kritik për gjeneratën e AI: Edukimi mediatik për interesin publik”.Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe bashkëkrijimi i një platforme edukimi medial që promovon mendimin kritik dhe fuqizon të rinjtë me aftësi për të naviguar me vetëdije në botën e mediave dhe internetit.
Takimi shërbeu si një takim konsultativ me organizata që veprojnë në fushën e arsimit, psikologë shkollorë dhe ekspertë të mediave, për të mbledhur këshilla dhe rekomandime praktike mbi ndërtimin dhe përmbajtjen e kësaj platforme.
Ky bashkëpunim ndërdisiplinor synon të sigurojë që platforma të jetë funksionale, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me nevojat aktuale të të rinjve në epokën digjitale.
Ky focus grup është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.