Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale

16.12.2019

Është mbajtur takimi i përbashkët i grupit joformal të grave anëtarë të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës dhe grave/vajzave nga kjo Komunë. Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për çështje të cilat i preokupojnë gratë në komunitet, duke theksuar dhunën në familje, mungesën e çerdheve publike, si dhe mungesën e informatave të qytetarëve për shërbimet që ofrojnë institucionet në nivel lokal. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre temave, u kërkua bashkëpunim për adresim dhe intervenim.

Takime të tilla ndihmojnë qytetarët të kuptojnë edhe për punën të cilën gratë anëtare të Kuvendeve Komunale bëjnë si dhe adresimin e nevojave dhe shqetësimeve tek ato në mënyrë që të jenë zëri i tyre brenda Kuvendit Komunal. Bashkëbisedime të këtij lloji do të mbahen edhe në Komunat: Prishtinë, Prizren, Kamenicë dhe Istog, duke u ofruar mundësinë qytetarëve të bashkëbisedojnë me përfaqësueset e tyre në nivel lokal.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale” i cili ka për qëllim të forcojë avokimin dhe pjesëmarrjen aktive të grave në proceset politike, me fokus të veçantë të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.