Ndarja e raundit të tretë të granteve të vogla – Projekti “Rritja e Qasjes së Grave në Punësim”

25.02.2021

Të mërkurën më 24 shkurt 2021 u mbajt takimi i grupit të tretë të organizatave përfituese të granteve të vogla në kuadër të projektit “Rritja e Qasjes së Grave në Punësim” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.

Organizatat përfituese të granteve janë si në vijim:

1. Community Development and Empowerment – Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i grave drejt vetëpunësimit në komunën e Suharekës përmes mbështetjes në themelim dhe menaxhim të bizneseve si dhe punësimin direkt të tyre.

2. Emancipimi Civil Vete – Qëllimi i projektit është që të kontribuoj në forcimin e kapaciteteve të grave dhe vajzave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas përmes ofrimit të informatave rreth mundësisë së punësimit, ngritjes së kapaciteteve si dhe shkathtësive për qasjen më të lehtë në punësim.

3. Zana –  Projekti ka për qëllim edukimin dhe fuqizimin ekonomik të grave nga zonat rurale përmes ekonomive familjare duke iu dhuruar pajisje për punë.

4. Drugëza – Qëllimi i projektit është rritja e qasjes së grave në tregun e punës në komunën e Skenderajt përmes ofrimit të trajnimeve dhe avokimit tek institucionet lokale.

5. Gruaja Hyjnore – Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i grave në zonat rurale përmes promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.
Instituti D4D do të iu ofroj organizatave përfituese përkrahje dhe mentorim përgjatë realizimit të projekteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre në zbatimin e projekteve të tjera të cilat kontribuojnë në rritjen e qasjes së grave në punësim.