
Gjatë konferencës Media Talk Day, u lansua platforma Verifiko.info – një platformë interaktive dhe në zhvillim e sipër, e krijuar për të fuqizuar mendimin kritik dhe për të ofruar edukim medial për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë.
Platforma u ndërtua me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të shkollave të mesme nga Prishtina dhe Mitrovica, të cilët morën pjesë në punëtori kreative gjatë fazës së zhvillimit, së bashku me përfaqësues të shkollave dhe mësimdhënës të përkushtuar.
Qëllimi i Verifiko.info është të ndihmojë të rinjtë që të dallojnë lajmet e rreme, të kuptojnë ndikimin e mediave dhe të zhvillojnë aftësi për të naviguar sigurt në botën digjitale.
Platforma është e hapur, falas dhe në shërbim të shkollave në të gjithë vendin.
Vizitoni: www.verifiko.info
Ky event është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.


