Instituti D4D organizoi punëtori me të rinjtë/rejat e subjekteve politike

24.12.2020

Me qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes rinisë të subjekteve të ndryshme politike si dhe ndryshimet që mund të bëjnë për të mirën e komunitetit të tyre, Instituti D4D mbajti trajnimin për shkrim, menaxhim dhe zbatim të projekteve me bazë në komunitet.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte diskutimi mbi identifikimin e problemeve dhe shndërrimin e tyre në projekte. Temë tjetër e cila u trajtua ishte edhe menaxhimi i projekteve dhe zbatimi i tyre sipas praktikave më të mira me ligjërues Ramadan Klisurica.

Instituti D4D do të mbështesë me fonde simbolike iniciativa të ndryshme të rinisë së subjekteve politike, iniciativa të cilat do t’i shërbejnë nevojave të komunitetit në përgjithësi.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).