Instituti D4D ka bërë përditësimin e indikatorëve për (mos)përfshirjen e grave në treg të punës

29.01.2021

Në Platformën e indikatorëve në fushën e Ekonomisë- Tregut të punës janë future të dhëna vetëm për gratë në tregun e punës, në bazë të statistikave nga raportet e punësimit të cilat ndër vite publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në këtë vegzë janë të qasshëm 85 indikatorë të cilat përfshinë shkallën e punësimit, shkallën e papunësisë, aktivitetin e jo aktivitetin e grave në treg të punës të ndara sipas grup moshave, profesionit etj. Platforma e indikatorëve mundëson që të gjitha statistikat të analizohen dhe krahasohen ndër vite (2015-2020).

http://indicators4development.org/Kosovo/Economy/30?external=2#

Qëllimi i krijimit të një vegze të veçantë vetëm për gratë në tregun e punës është të ketë informacion të mjaftueshëm që pasqyrojnë pasivitetin e grave dhe ndikimin që mund të ketë pandemia e COVID-19 në këtë drejtim. Për më tepër, mbledhja e indikatorëve mundëson qasje më të lehtë të organizatave të shoqërisë civile dhe studiuesve në të dhëna për qëllime avokimi.

Platforma e indikatorëve është pjesë e projektit të “Të dhënat për gratë- Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci”.